Spanja ‘kafshon’ Gjeorgjinë, dhe gjën Gjermaninë

Euro 2024/ Spanjë-Gjeorgji 4-1 (Rodri 39′,Fabian Ruiz 51′,Niko Ulliams 75′, D. Olmo 83’/ Le Norman OG 18′)

Spanjë e frikshme edhe ndaj një ekipi modest si Gjeorgjia. Kaukazët e panë vetën përpara teksa mes “vullkanit” të kuq spanjoll, arritën të marrin epërsinë në aksionin e parë të tyre kur luhej e 18′-ta.

Ishte autogoli i Le Norman ai që shtoi kureshtjen pr të parë reagimin e formacionit të Luis De La Fuente. Goli i Rodrit në të 39′ bëri që pjesa e dytë të vinte më e qetë për spanjollët. Ata nuk hoqën dorë nga presioni i madh në të gjithë fushën dhe në të 51′ Fabian Ruiz kalon përpara Spanjën.

Aq ishte, pasi stafeta kalon më tej te Unai Ulliams (75′) dhe Dani Olmon (83′). Në fund vjen çertefikimi i biletës çerekfinale me duelin e ardhëshëm që i gjën spanjollët përballë vendit organizator.

Kështu të premten në orën 18:00, në stadiumin e Shtutgartit, Spanjë- Gjermani dy kombëtaret që e kanë fituar nga 3 herë këtë kompeticion do të luajnë gjithçka për një biletë për në fazën gjysmëfinale të Euro 2024./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!