Reali gati të prezantojë një tjetër yll
Pas prezantimit të Kilian Mbape, teksa në Bernabeu u panë 85 mijë tifozë, Real Madrid po përgatitet të prezantojë një tjetër blerje për të cilën Los Blancos kanë investuar shumë.
Bëhët fjalë për brazilianin Endrik. Sipas raportimeve të AS, sulmuesi do të prezantohet të shtunën në ‘Santiago Bernabeu’, duke filluar nga mesdita, në të njëjtën kohë të zgjedhur për prezantimin e yllit francez.
Njoftimi i klubit:
“Real Madrid CF njofton se prezantimi i lojtarit tonë Endrick do të bëhet të shtunën më 27 korrik, në orën 12:00, në stadiumin Santiago Bernabeu. Më parë, presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez do të presë Endrick në Real Madrid City për ceremoninë zyrtare të nënshkrimit që lidh lojtarin tonë të ri me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme. Pas prezantimit, Endrick do të flasë për mediat në sallën e shtypit të Santiago Bernabeu”. /Sportiim.al/