Torino mund Milanin, Atalanta rekord pikësh për Champions

Bergamaskët sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve për herë të katërt:

Dy takime sot për javën e parafundit në Serie A prodhuan dy fitore respektive. Fillimisht Atalanta kaloi me dy gola në pjesën e dytë Leçen ndërsa në fushë u aktivizuan tre futbollistë kuqezinj.

Ylber Ramadani dhe Medon Berisha për puljezët dhe Berat Gjimshiti për bergamaskët.

Në mbrëmje Torino “zhdëpi” Milanin 3-1 duke mbajtur gjallë shpresat për në pjesëmarrje në Europë. Java e 37 e kampionatit italian kompletohet nesër.

Java e 37:

Leçe- Atalanta 0-2

Torino- Milan 3-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!