Grupi F luan dy ndeshje, Dortmundi pret Turqi-Gjeorgji

‘Iduna Park’ në Dortmund bëhët gati të presë një tjetër sfidë (pas Itali- Shqipëri 2-1 më 15 qershor) europiane të ‘Gjermani 2024.
Radha e ndeshjeve të para të Grupit F dhe të fundit për këtë raund të parë te të gjitha grupet (6). Në Dortmund me fillim orën 18:00, zhvillohet ndeshja Turqi-Gjeorgji me skuadrën e Sanjol në debutimin historik në një event të tillë.
Ndërkaq në mbrëmje (21:00), sfida e fundit e e ditës i përket duelit Portugali-Republika Çeke. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Lajpcig.
Euro 2024, Grupi F:
Turqi- Gjeorgji 18:00
Portugali- Çeki 21:00.