Real Madrid zbret nga froni Sitin, gjën Bajernin në gjysmëfinale

  • Supersfida vendoset nga penalltitë, Real Madrid kalon Mançester Sitin dhe përballet me Bajern Mynih. Gjysmëfinalja tjetër; Borusia Dortmund- PSG.

Champions League, çerekfinale:

Bajern Mynih– Arsenal 1-0 (2-2)

Mançester Siti- Real Madrid 1-1, 3-4 (3-3)

Një gol i Kimish (63′) në Bajern-Arsenal përcaktoi fillimisht gjysmëfinalisten e tretë të UEFA Champions League. Dueli i nisur nga shifrat 2-2 në të vajtjes, u vendos nga skuadra bavareze e cila mundi 1-0 londinezët e Artetës teksa tani do të përballet me rekordmenët e Real Madrid (14 trofe në Champions).

Ndërkohë, spektakolare bileta e fundit në kryesfidën Mançester Siti- Real Madrid. E nëse në këtë takim (3-3 e vajtjes) u shënuan vetëm dy gola (1-1), lufta e fortë sportive përvijoji për 90 minuta. Fillimisht ishte skuadra madrilene e cila kaloi përpara me Rodrigon kur luhej e 12′-ta minutë.

Më pas fusha i takoi Sitit me skuadrën e Guardiolës që nisi të ushtrojë presion të madh te porta e Lunin, absolutisht më i miri në fushë për të dyja skuadrat. Rastet pafund, shoqëruar me një shtyllë, dhe 15 korne në 90′ minuta, prodhuan vetëm një gol të shënuar nga Kevin De Bryne në të 76′.

Me rezultatin e përgjithëshëm 4-4, skuadrat i’u drejtuan kohës shtesë 2×15′. Sikundër dhe në pjesën e dytë, Siti vijoji dominimin në fushë por përballë portierit ukrainas të “galaktikëve” nuk shkuan kurrë te goli fitues.

Te penalltitë do të shfaqej dhe njëherë Lunin me dy penallti të pritura duke ‘lehtësuar’ edhe Luka Modriç që gaboi gjuajtjen e parë të formacionit të Karlo Ançelotit.

Në fund, Rudiger me goditjen e fundit (kirurgjikale për nga ekzekutimi, topi prek shtyllën pingule dhe pushon në rrjetë), i jep kualifikimin e radhës Realit të Madridit./Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!