Egnatia-Partizani prova e forcës, Dinamo për të rimarrë “fronin”

Java e 31-të plotësohet sot me dy takimet Egnatia- Partizani dhe Dinamo Siti- Erzeni.

Egnatia- Partizani 15:00

Dëshmi i një finaljeje të parakohëshme, pritet të jetë sot dueli i Rrogozhinës ndërsa Egnatia do të përballet me Partizanin për llogari të javës së 31-të Abissnet Superiore (15:00).

Edhe pse rrogozhinasit vijnë pas një humbje me Erzenin, mungesave të rëndësishme si dy të skualifikuarit Spahiu e Dylis apo Xhemalaj për shkaqe dëmtimi, sërish ekipi i Edlir Tetovës, pritet të tentojë tri pikë në mënyrë që të mbajë larg një pretendent serioz si Partizani.

Nga ana tjetër të kuqtë nuk po shfaqen efikasë pasi me dy barazime dhe një humbje në tre javët e fundit, janë larguar nga kreu (dy vendet e para mbetën objektiv madhorë për të patur në ‘Final 4’, avantazhin e barazimit në gjysmëfinale).

Megjithatë, kampionët në fuqi të Shqipërisë, duket se në këtë pikë të garës, kanë riaftësuar të gjithë kontigjentin (në pikëpyetje Hadroj). Ndoshta sprinti final do t’i japë të drejtë teknikut Shehi kur thotë: Partizani do të ketë fizionomi tjetër në Final 4…

Dinamo- Erzeni 18:00

Ecuria e Dinamos në xhirot e fundit ka bërë që skuadra e trajnerit Dritan Mehmeti të kapë zonën e katërshes së kreut por pas fitores së Tiranës dje me Kukësin 1-0, gjëndja e pikëve tani është e barabartë; 43.

Kjo e bën edhe më të kërkuar suksesin sot ndaj Erzenit në ‘Air Albania Stadium’ me blutë që do duhet të bëjnë pa sherbimet e kapitenit Rustem Hoxha. Me rikthime të mëdha si Gudiabi, Zabërgja dhe Kaçorri, kërkesa për sukses rritet…

Te shijakasit detyra e vetme mbetet fitorja. E treguan dhe ndaj Egnatias një javë më parë duke merituar fitoren pas atij supergoli të Agim Zekës. Sigurisht fitorja e Teutës dhe Laçit të shtunën, ka shtuar disi presionin te skuadra e Deliallisit. Gjithësesi, Erzeni di çfarë duhet të bëjë për të lënë zonën “frigorifer”. /Sportiim.al/

Java e 31-të Abissnet Superiore:

Sot

Egnatia- Partizani 15:00

Dinamo Siti-Erzeni 18:00 (në ‘Air Albania’)

Luajtur të shtunën:

Tirana- Kukësi 1-0

Vllaznia- Laçi 1-2

Skënderbeu- Teuta 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!