Tirana merr tri pikë, Kukësi gjithnjë e më larg Superiores

Abissnet Superiore, Java 31:
Tirana – Kukësi 1-0 (Abazaj 87′)

Nga Sara Gjidiaj

Java 31 Abissnet Superiore mori udhë me takimin e luajtur në “Air Albania” mes Tiranës dhe Kukësit. Europa dhe mbijetesa në garë ku ajo e para triumfoi në limite falë Kristal Abazajt.

Pak për t’u mbajtur mend nga pjesa e parë teksa gjithçka u mbyll me rrjeta të paprekura dhe kontestime. Nuk mungojnë as në të dytën rastet e dyshimta me verilindorët që pretendojnë për penallti por pa mundur të kthejnë vendimin e Ferhatajt edhe pasi ky i fundit u konsultua me VAR.

Karikohet edhe më shumë Kukësi në minutat e fundit duke shtuar ritmin e lojës me shtyllën që i mohon 2 gola e më pas me Abazajn që i ndëshkon 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt duke i zbehur akoma më shumë shpresat e mbijetesës.

Kështu, bardheblutë rikthehen përkohëisht në katërshe me 43 pikë, po aq sa Dinamo, ndërsa Kukësi mbetet në kuotën e 26 pikëve në vendin e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!