Laçi trondit Vllazninë, Teuta tri pikë …sakrifice

Abissnet Superiore, java e 31:

Vllaznia- Laçi 1-2 (Kurti ag/ Tresa 57′, Ujka 83′)

Skënderbeu- Teuta 0-1 (Gjini 75′)

Laçi fiton në Shkodër 1-2 duke ruajtur të paprekur pozicionin e 7-të dhe afruar me zonën Final Four. Fillimisht ishte skuadra e Qatip Osmanit ajo që shkoi përpara falë golit të shënuar pas godoitjes së Hakajt dhe devijimit të Kurtit (18′).

Me fillimin e pjesës së dytë bardhezinjtë e Cungut arritën të shënonin me Tresën (57′) pas një aksioni model dhe asistimit perfekt nga Myrta.

Më pas sërish janë miqtë ata që kërkojnë më shumë avantazhin. Ai do të vijë pas perlës së Serxhio Ujkes teksa në të 83′ goditi një top nga larg me sferën që pushoi te krahu i majtë i portierit Qarri.

Fiton edhe Teuta në Korçë me Skënderbeun 0-1 ndërsa Gjini në të 75′ regjistroi golin me vlerën e tri pikëve. Më herët skuadra durrsake humbi një penallti me Dacin.

Frymëmarrje për Teutën por dhe me vështrimin lart pasi si Laçi këto pikë, lënë të mendohet se gjithëçka mund të ngjasë. Në lojë edhe 15 pikë…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!