Akti i 31-të/ Superiorja me ndeshje ‘superiore’

Me 18 pikë ende në dispozicion të skuadrave, ‘Abissnet Superiore’ ka hyrë tërësisht në fazën ku çdo gabim kushton ndjeshëm në objektivë sezonalë.

Në krye, ‘kali i betejës’ luhet të dielën mes Egnatias (54 pikë) dhe Partizanit të vendit të tretë (48). Kryesfida pak a shumë do të “stigmatizojë” përfundimisht formën e skuadrave përballë…

Tirana- Kukësi 15:00

Sigurisht për të shkuar te ndeshjet e tjera fillimisht duhet parë se si do të përformojë Tirana. Bardheblutë në serinë e radhës me Kukësin (luajtën në Kupë gjysmëfinalen e parë 2-0) në një duel mjaft delikat. Erbim Fagu dhe Tirana janë vënë në shënjestër të kritikave të shumëta dhe sot, futbollistët në fushë kanë “llogari” për të dhënë… Nëse e duan ‘Final 4’, apo do të tentojnë Europën duke pretenduar fitimin e Kupës së 72-të të Shqipërisë. Për Kukësin ndoshta shansi i fundit për të gjeneruar pikët e mbijetesës…

Vllaznia- Laçi 18:00

Duel interesant me Vllazninë favorite. Kuqeblutë jo vetëm se luajnë në shtëpi por dhe performanca e ketij viti kalendarik teksa janë të dytët, lejojnë të besohet se edhe sot ndaj kurbinasëve do të synojnë tri pikë. Për të blinduar vendin e dytë. Sidoqoftë bardhezinjtë kanë treguar se dinë të luajnë më mirë jashtë shtëpie (17 pikë të grumbulluara në shtëpi dhe 18 jashtë). Në Shkodër, Laçi e ka ‘finale’.

Skënderbeu- Teuta 18:00

Sfidë mjaft delikate për të dyja skuadrat. Korçarët barazauan javën e kaluar me Tiranën dhe kanë humbur zonën Final 4. Por janë aty, vetëm 2 pikë larg Dinamos. Për Teutën, humbja e javës së kaluar me Laçin, e rifut në vorbullën për qëndrim. Duket se nga kjo javë nis një kampionat i ri për durrsakët…

Dhe…

Superiorja sot dhe nesër me ndeshjet e xhiros së 31-të të saj. Do ta nisë Tirana- Kukësi në ‘Air Albania’ në orën 15:00 për të vijuar më pas me takimet Vllaznia- Laçi dhe Skënderbeu- Teuta në orën 18:00.

Të dielën dy përballjet: Egnatia- Partizani 15:00 dhe Dinamo-Erzeni në ‘Air Albania’ në orën 18:00. /Sportiim.al/

Sot, java e 31-të Abissnet Superiore:

Tirana- Kukësi 15:00

Vllaznia- Laçi 18:00

Skënderbeu- Teuta 18:00

Të dielën:

Egnatia- Partizani 15:00

Dinamo Siti-Erzeni 18:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!