Milan kërkon biletën në Romë, Liverpul niset nga -3

Katër duele këtë mbrëmje në turin çerekfinal të Ligës së Europës. Në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në kontinent, marrin pjesë teksa tentojnë kalimin në gjysmëfinale, ekipe të tilla si Milan, Roma, Liverpul, Atalanta, Uest Hem, Leverkusen, Marsejë dhe Benfika.
Këtë mbrëmje në ‘Olimpico’ të Romës, supersfida Roma- Milan me skuadrën e De Rosit që niset favorite (fitoi të vajtjes 0-1). Vëmendje dhe në Bergamo aty ku Liverpulit do t’i duhet një mrekulli për të përmbysur Atalantën vendase.
Programi i mbrëmjes në Europa League.
Europa League, çerekfinale kthim:
Ora 21:00 (në kllapa ndeshjet e para)
Roma- Milan (1-0)
Atalanta- Liverpul (3-0)
Uest Hem- Leverkusen (0-2)
Marsejë- Benfika (1-2)
/Sportiim.al/