Kukësi ndalet nga Dinamo, verilindorët mbetën në fund

Abissnet Superiore, Java 30:
Kukësi – Dinamo 1-1 (Salami 69’/ Tahiri 74′)

Kukësi – Dinamo ishte dueli hapës i javës së 30-të Abissnet Superiore i cili u mbyll në barazim 1-1. Kukësi në sforcon për të qëndruar në Superiore nuk ia del të ruajë avantazhin e një goli përballë dinamovitëve që synojnë të ruajnë vendin e tyre në katërshe.

Gjatë pjesës së parë dominuan vendasit por rrjetat mbetën të paprekura. Vijon thuajse e njëjta situatë edhe në të dytën me ndryshimin e vetëm që tashmë skuadrat dinë të shkojnë te goli.

Festë mbijetese e verilindorëve në minutën e 69′-të pas golit të Salamit, por zgjasin shumë pak minutat e entuziasmit te Kukësi pasi Tahiri ndëshkon Tafas me kokë duke dëshmuar se për Dinamon tashmë Europa nuk është vetëm një ëndërr.

Kështu flet dhe klasifikimi deri në këto çaste ku skuadra e Mehmetit renditet e katërta me 43 pikë, ndërsa ajo e Devollit është e fundit me 26 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!