Derbi Romës, trazirat mes tifozëve që në mëngjes

Luhet derbi i Romës dhe që në mëngjes duket se ka tension shumë të lartë në rrugët pranë impiantit. Disa orë para derbit të planifikuar për në orën 18.00, rreth orës 09:30, pranë stadiumit Olimpik, ka pasur përplasje mes një grupi prej rreth 200 tifozësh të Lacios dhe rreth njëqind tifozëve të Romës.

Policia ka ndërhyrë për të ndarë dy grupet, duke përdorur edhe gaz lotsjellës. Një tifoz i Romës është arrestuar. Rreth 200 tifozë të Lacios, të gjithë me fytyrë të mbuluar, janë nisur drejt lokalit Bar Rivier. Grupi prej 100 mbështetësish të verdhekuq arriti tek atame përleshjet që u shtuan.

menjëherë kanë ndërhyrë policë për të ndarë dy grupet e tifozëve. Paralelisht po shihen pamjet për të identifikuar se kush mori pjesë në trazira. Gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar helmeta, vare dhe kaçavida.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!