AF Elbasani 1 pikë larg promovimit, Burreli ngec në shtëpi me Besën
Pesë javë nga fundi, Kategoria e Parë luan….fundin
Java e 28-të konsolidoi edhe më tej pozitat e AF Elbasanit dhe Bylisit drejt Superiores. Verdheblutë mposhtën 2-3 Korabin ndërsa ballshiotët fituan 1-2 në Lushnjë me verdhejshilët vendas.
Fitore jetike mori edhe Kastrioti i Ramazan Ndreut teksa fitoi 1-0 me Luzi 2008. Bie Burreli në shtëpi me Besën e cila mori fitore determinanate në luftën për mbijetesë 0-1.
Flamurtari bën detyrën ndaj Tomorit. Shifrat 3-1 për vlonjatët. Beratasit drejt Kategorisë së Dytë.
Java e 28-të:
Apolonia- Vora 2-1
Korabi- AF Elbasani 2-3
Lushnja- Bylis 1-2
Flamurtari- Tomori 3-1
Burreli- Besa 0-1
Kastrioti- Luzi 2008 1-0/Sportiim.al/