AF Elbasani pranë promovimit, Kastrioti pret Luzin

Me gjashtë javë nga epilogu e shtuna servir ndeshjet e javës së 28-të Kategorisë së Parë.

Nëse në krye, dy skuadrat AF Elbasani e Bylis janë gati të promovohen edhe matematikisht, verdiktet e ekipëve që do të zbresin janë ende për t’u zgjidhur.

Dorëzimi i Tomorit ndërsa ka nisur hemoragjia e largimëve nuk e eviton betejën për vëndin e 11-të që sipas rregullores të rrëzon menjëherë nga niveli inferior i Ligës së Parë.

Te ky grup skuadrash më të rrezikuarat janë Luzi 2008 (24 pikë), Besa (25) por dhe Kastrioti (27). Ndërkaq për zonën play off, me katër skuadra nga vendi i 3-6, thuajse të konsoliduara, gjërat duken të qarta.

Flamurtari, Vora, Apolonia dhe Korabi me shumë gjasë do të nxjerrin në fund të play off-it mes tyre, skuadrën e tretë e cila do përballet me vendin e 8-të të elitës për biletën e fundit të formatit me 10 skuadra në Abissnet Superiore për sezonin 2024/2025.

Kthyer te java e 28-të, në program për t’u zhvilluar sot (ora 15:00) parashikohen ndeshje mjaft delikate. Mbi të gjitha dy çiftet e fundit të tabelës në përballje direkte. Ato janë: Kastrioti- Luzi 2008 dhe Burreli- Besa.

Java e 28-të:

15:00

Apolonia- Vora

Korabi- AF Elbasani

Lushnja- Bylis

Flamurtari- Tomori

Burreli- Besa

Kastrioti- Luzi 2008/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!