Superiore dhe Kategoria e Parë, programi i fundjavës

Elita në metrat e fundit…Elbasani e Bylis përgatisin festën e ngjitjes në Abissnet Superiore

‘Abissnet Superiore’ do të zhvillojë këtë fundjavë në dy ditë, ndeshjet e xhiros së 31-të të saj. Do ta nisë Tirana- Kukësi në ‘Air Albania’ të shtunën në orën15:00 për të vijuar po nesër me takimet Vllaznia- Laçi dhe Skënderbeu- Teuta në orën 18:00.

Të dielën dy përballjet: Egnatia- Partizani 15:00 dhe Dinamo-Erzeni në ‘Air Albania’ në orën 18:00.

Ndërkohë, java futbollistike në dy nivelet më të larta në vend, nisi sot me takimin e javës së 29-të të Kategorisë së Parë ndërmjet Vorës dhe Flamurtarit të Vlorës të përfunduar 2-3.

Inferiorët do të jenë në fushë nesër me takimet e programuara sipas kalendarit teksa të dielën e vetmja sfidë i takon duelit Besa-Kastrioti që luhet në Luz të Vogël.

Të gjitha takimet nisin në orën 15:00. Përjashtim bën dueli i ‘Elbasan Arena’-s ndërmjet AF Elbasanit dhe Apolonisë (19:00).

Grafikisht kalendari i fundjavës në Superiore dhe Kategori të Parë:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!