Pulisiç ndihet krenar te Milan, i ati: Nuk lëviz
- Marko Pulisiç, babai i Kristian Pulisiç tha sot në një rrëfim në Podkast se i biri i tij futbollist, do të vazhdojë të qëndrojë te Milan.
Kristian Pulisiç po shijon sezonin më të mirë të karrierës së tij. Performanca e shkëlqyer e 25-vjeçarit amerikan, ka bërë që ai të futet në qëndër të vëmendjes së merkatos.
Megjithatë ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Milani. Këtë e konfirmoi Marko Pulisiç, babai, i cili foli për momentin e të birit: “Ai e pëlqen Milanin, ndjen besimin e Piolit. Kristian e do Milanin dhe dëshiron të qëndrojë.”
Gjatë podcast-it të Soccer unplugged me Mark Pulisiç, babai i numrit 11 të kuqezinjve, foli më tej për mënyrën se si shkuan negociatat për të sjellë ish sulmuesin e Çelsit në Milano:
“Ai kishte besimin e të gjithëve: Pioli i beson atij, ai gjithmonë e bën atë të luajë dhe nuk e zëvendëson. Edhe nëse gjërat shkojnë keq. Atij i pëlqen Milani dhe gjithmonë flet mirë për shokët e tij të skuadrës: Tomori dhe Zhiru e ndihmuan shumë kur ishte fjala për zgjedhjen e Milanit. Ai kurrë nuk foli me Kardinalen gjatë negociatave”.