Ndali Romën, Ramadani: Ndaj Italisë luajmë për fitore

Mesfushori kuqezi Ylber Ramadani luajti sot me Leçen përballë Romës duke e ndalur te shifrat 0-0. Duke folur për DAZN në fund të takimit ylli i Kombëtares tha:

“Pas dhjetë minutave të para ndjeva se mund ta fitonim këtë ndeshje, ata patën vetëm dy raste të rrezikshme me Angelin dhe Aouar”.

Si ndiheni me Blin (ortaku në mesfushë; red)?
“Në kombëtare luaj bashkë me Bajramin dhe Asllanin, me Blin kam më shumë mundësi për të shtyrë përpara: kur marrim topin dua të ngjitem për të shënuar”.

Çfarë ndeshje do të jetë ajo kundër Italisë në Kampionatin Europian?
“Do të jetë një ndeshje komplekse sepse unë luaj këtu në Itali, ata janë një ekip i fortë, por ne gjithashtu do të luajmë për të fituar”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!