Dinamo shkëlqen ndaj Skënderebut, një pikë larg…

Abissnet Superiore, Java 29:
Dinamo – Skënderbeu 2-0 (Kaçorri 3′, Qefalija 82′)

Nga Sara Gjidiaj

Është mbyllur java e 29-të Abissnet Superiore me duelin Dinamo – Skënderbeu luajtur në “Niko Dovana”. Skuadra kryeqytetase siguroi 3 pikët falë fitores në shifrat 2-0.

Nis me gol sfida pasi Kaçorri nuk priti më shumë se 3 minuta për të kaluar përpara ekipin e tij. Shumë raste të krijuara edhe nga korçarët të cilët nuk shkuan dot te finalizimi.

Një gol edhe në limitet e pjesës së dytë për të vulosur gjithçka në favor të dinamovitëve. Qefalija është autori i golit në minutën e 82′-të duke fikir kështu shpresat e Skënderbeut për të dalë me pikë.

Pavarësisht humbjes, Skënderbeu ruan vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa Dinamo siguron atë të gjashtin me 39 pikë. Këta të fundit kanë dhe një ndeshje të prapambetur ndaj Teutës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!