Laçi nuk përfiton nga superioriteti numerik, Partizani merr një pikë
Abissnet Superiore, Java 29:
Laçi – Partizani 1-1 (Sobovale 50’/ Sota 38′)
Laçi – Partizani ishte dueli radhës për javën e 29-të Abissnet Superiore. Një barazim dhe shumë episode vendosën përballjen mjaft intetesante të zhvilluar mes dy skuadrave.
Dominim i kurbinasve në minutat e para te takimit dhe një karton i kuq që vjen për Tedi Carën në minutën e 19′-të. Një lojtar më pak, por me fuqi të barabarta, Partizani kalon i pari në avantazh falë Sotës pa u mbyllur ende pjesa e parë.
E dyta nis ndryshe me bardhezinjtë më të qartë që me Sobovalen e sapohedhur në lojë gjejnë barazimin dhe i shkojnë fare pranë përmbysjes. Sulmuesi ia del të fitojë dhe një penallti që Ujka nuk e kthen dot në gol me Qirkon që i mohon fitoren bardhezinjve.
Pranë golit edhe disa herë të tjera skuadra e Cungut që kontrollon lojn në minutat e mbetura, por pa konkretizuar. Kështu, Laçi shton vetëm një pikë më shumë dhe nuk del nga zona e ftohtë, ndërsa Partizani ndodhet komod në vendin e tretë me 47 pikë.