Teuta i bën “gjëmën” Tiranës, Vllazninë e ndal Erzeni

Abissnet Superiore, Java 29:
Vllaznia – Erzeni 1-1 (Balaj 28’/ Blazeviç 39′)
Tirana – Teuta 1-2 (Lulaj 90’/ Jazxhi 45′, Daci 51′)

Nga Sara Gjidiaj

Kanë përfunduar edhe dy takimet e tjera të javës së 29-të Abissnet Superiore në program për ditën e sotme. Fitore jetike e Teutës në “Air Albania” dhe paqe mes Vllaznisë e Erzenit në dy përballje të luftuara.

Interesant dueli në “Loro Boriçi” me Vllazninë që shfaqet më e karikuar në start dhe pas 28 minutash lojë konkretizon gjithçka falë Balajt. Nuk mjafton iniciativa e kuqebluve, pasi shijakasit do të shfrytëzojnë momentin e tyre me Blazeviç për të rikthyer baraspeshën.

Siç përfundon fraksioni i parë i takimit, mbyllet edhe takimi midis Erzenit e Vllaznisë me këtë barazim që edhe mund të ndryshonte nga rastet e krijuara ku miqtë kërcënuan më shumë por pa finalizuar.

Sakaq, në Tirana – Teuta një gol mjaft i bukur i Jazxhit vulosi pjesën e parë për të vazhduar në të dytën me Dacin që i jep goditjen e fundit bardhebluve. Vendasit zgjohen vetëm në limite ku Lulaj rikthen shpresat dhe ndez sfidën por tepër vonë për të ndryshuar fatet.

Kështu, kryeqytetasit e përhumbur nuk i’a dalin ndaj durrsakëve që kërkojnë me ngulm dhe seriozitet daljen nga kriza e renditjes.

Sa i përket klasifikimit, Teuta tashmë e ka braktisur zonën e ftohtë duke parakaluar Laçin, ndërsa Tirana nuk spostohet nga kati i pestë i renditjes. Vllaznia nuk ndryshon asgjë në pozicionim veçse shton një pikë në arsenalin e saj, ashtu si Erzeni që renditet i nënti me 28 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!