MotoGP/Horge Martin rikthehet triumfator në Portimao

Francesko Banjaia dhe Mark Markez eliminojnë njëri-tjetrin në Portimao, podiumi i shkoi Horge Martin

Fitorja e parë e vitit për Horge Martin që i rikthehet fitoreve në MotoGP dhe e bën këtë me një garë inteligjente të menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme që në fillim.

Fitorja e Pramac kishte munguar që nga Çmimi i Madh i Tajlandës më 29 tetor të kaluar me Martin, i cili ka luftuar shumë në garën e së dielës. Për spanjollin ky sukses është thelbësor sepse e çon atë në rifitimin e vendit të parë në renditjen botërore dhe fitoren e tij të gjashtë në MotoGP.

Vendi i dytë për një Enea Bastianini-n fantastik në pistë me Ducati-n zyrtar. Në pjesën e fundit të garës ai luftoi me Vinjales dhe përfitoi nga gabimi i tij për të përfunduar i dyti. Një tjetër situatë e bujshme ishte dhe podiumi i parë në MotoGP për Pedro Akosta i cili bëri një garë fenomenale.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!