Nis MotoGP, Banjaia starton si kampion…

Dy herë kampioni botës në MotoGP hap Botërorin 2024 me një fitore diktuese për ‘Çmimin e Madh’ në Loasil. Mark Markez shfaqet i madh me motorin e…Gresini
Francesko Banjaia e nis ku e la me Ducati-n e tij garën e parë sezonale zhvilluar sot në Qatar.
Kampioni në fuqi sprinton dhe më pas zgjatet mjaftueshëm në fazën mesme të GP në Losail dhe arrin një avantazh minimal, por të mjaftueshëm drejt fundit të garës për të marrë suksesin e plotë.
Vendi i dytë i podiumit për Bred Binder me KTM-në zyrtare përpara Horge Martin i cili nuk është në gjendje të përsërisë performancën e tij fituese të një dite më parë duke plotësuar podiumin si i tretë.
Nga ana e tij Mark Markez hap epokën e tij të re pas Honda-s duke sjellë Desmosedici GP23 Gresini në vendin e katërt.
Mbërritja e pilotëve në Losail (Katar):
