Levandovskin e kërkojnë në Arabinë Saudite, polaku: Nuk lëviz
Pas një periudhe (të shkurtër) mjaft të komplikuar, Robert Levandovski është rikthyer të shkëlqejë. Në moshën 35 vjeçare qendërsulmuesi i Barcelonës ishte vendimtar në ndeshjen e dyfishtë në 1/8 e Champions League kundër Napolit, me dy gola që legjitimuan kalimin në çerekfinale.
Në La Liga në një kohë të shkurtër ai u ngjit lart në top listën e golashënuesve, duke arritur në 13 gola, -3 nga Xhud Belingham i Realit.
Polaku mbetet i lidhur me Barçën me një kontratë deri në vitin 2025 (plus një opsion për një vit tjetër) dhe ka çdo qëllim që ta respektojë atë. Sidoqoftë në sfond sërish sirena që vijnë nga Arabia Saudite. Siç raportohet nga Mundo Deportivo, njëklub do të ishte i gatshëm të hidhte në pjatë 100 milionë në sezon vetëm për të pasur Levandowskin në skuadër.
Por, burime pranë sulmuesit polak sigurojnë se vëmendja e ish sulmuesit të Dortmund dhe Bajern është tërësisht e përqendruar te Barcelona.