‘Final Four’ apo jo, Superkupa e Italisë në Janar

Superkupa e Italisë e sezonit 2024/25, shkruan ‘Corriere dello Sport’, do të luhet në fillim të janarit, në një datë ende të pacaktuar mes datave 3 dhe 7 janar 2025.

E gjitha në varësi të numrit të pjesëmarrësve. Këtë e ka vendosur dje Asambleja e Lega-s, e cila në muajin prill do të shprehet edhe për numrin e pjesëmarrësve.

Do të jetë sërish një finale katërshe apo një finale e drejtpërdrejtë mes dy ekipeve? Kjo është pyetja që do të duhet të përgjigjen 20 presidentët e Serie A për një kompeticion që do të luhet sërish në Arabinë Saudite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!