Lega vendos, Superkupa e Italisë me 4 skuadra
Ishte në dyshim por sot vjen zyrtarizimi. Superkupa e Italisë do të luhet edhe në 2024/25 me formatin me katër skuadra.
Kjo është ajo që doli gjatë asamblesë së Lega Serie A të mbajtur sot.
“Gjatë takimit klubet trajtuan çështjen e kalendarit të garave të tyre, duke konfirmuar formatin me 4 ekipe për Superkupën e planifikuar për në janar 2025 në Arabinë Saudite”, thuhet në njoftimin e Ligës.
Me të veçantën se një takim i ardhëshëm në këshillin e asamblesë do të ratifikojë vendimin, pas indikacionit të marrë sot nga asambleja e klubit.