Racizmi/ Çështja ‘Açerbi’, Disiplina merr kohë, rrezikon Europianin

Komunikata nga të dy klubet për incidentin, Françesko Açerbi pritet të mungojë në fazën finale të Gjermanisë me Italinë

Skandali racist i Açerbit ndaj lojtarit të Napolit Huan Zhezus përgjatë Inter- Napoli (1-1) i kushtoi pezullimin lojtarit të Interit nga Kombëtaja e Italisë por situata e rëndë për këtë incident tani ka kaluar në rangjet e drejtësisë sportive të vendit fqinj.

Gjyqtari sportiv ka vendosur të shtyjë vendimin e tij për çështjen e racizmit që përfshin dy futbollistët e Serie A.

“Pasi lexoi raportin e drejtorit të ndeshjes, ai e gjykon të nevojshme që prokurori federal të shqyrtojë në thellësi atë që ndodhi mes lojtarit të klubit të Napolit, Juan Guilherme Nunes Jesus dhe lojtarit të Kombëtares Francesco Acerbi, në lidhje me çdo shprehje të diskriminimit racor të shprehur nga ky i fundit ndaj lojtarit të Klubit Napoli”, deklarata e gjyqtarit sportiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!