Venger ka gati revolucionin e radhës, sulmuesi nuk konsiderohet jashtë loje…

Arsen Venger vijon të hedhë mbi tryezë ide të tjera për përmirësimin e lojës së futbollit. Pritet së shpejti një revolucion i ri i cili në botën e futbollit i përket lojës sulmuese. Në fakt, nga viti 2021, IFAB ka autorizuar testimin e një rregulli të ri sipas të cilit një lojtar do të konsiderohet në pozicion jashtë loje vetëm nëse gjendet përballë mbrojtësit të fundit me gjithë trupin.

Rregulli i ri ka dhe miratimin e presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino, i cili ka qenë gjithmonë një mbështetës i futbollit sulmues, por për t’u miratuar përfundimisht ai do të duhet të prezantohet në asamblenë eIAFB-së-të planifikuar për në shkurt të vitit 2025.

FIFA e gjeti veten të befasuar nga futja e VAR-it dhe mbi të gjitha offside gjysmë automatik që arrin të identifikojë dhe sanksionojë pozicionet jashtë loje me saktësi deri në milimetra dhe për rrjedhojë shkakton anulimin e një numri gjithnjë e në rritje golash.

Propozuesi i këtij rishikimi të rregullit jashtë loje figuron Arsen Venger, kreu aktual i zhvillimit të futbollit ndërkombëtar në FIFA-as . Nga nëntori i kaluar, FIFA ka eksperimentuar me këtë qasje të re në turnetë e të rinjve në Itali dhe Suedi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!