Goglat përzihen në Nion, Champions, Europa dhe Conference League mësojnë…

Këtë mesditë në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për fazën çerekfinale të UEFA Champions League, Europa League dhe Conference League.
Do të nisë në orën 12:00 (Champions) në 13:00 Europa League dhe në 14:00 Conference League.
Për kompeticionin më të madh Ligën e Kampionëve, të tetë skuadrat në garë në kërkim të gjysmëfinales 2023/2024 përpos faktit se mësohen duelet e radhës, do të ketë edhe formulën e përballjeve deri në finale.
Ekipet në short:
Arsenal
Atletiko Madrid
Barcelona
Bajern Mynih
Borusia Dortmund
Mançester Siti
PSG
Real Madrid
Ndeshjet e para çerekfinale: 9/10 prill 2024
Ndeshjet e dyta çerekfinale: 16/17 prill 2024
Ndeshjet e para gjysmëfinale: 30 prill/ 1 maj 2024
Ndeshjet e dyta gjysmëfinale: 7/8 maj 2024
Europa League:
Po sot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finaleve të Europa League. Ceremonia e shortit fillon në orën 13:00.
Skuadrat:
Atalanta
Roma
Leverkusen
Liverpul
Benfika
Milan
Marsejë
Uest Hem
Ndeshjet e para çerekfinale: 11 prill
Ndeshjet e dyta të çerekfinale: 18 prill
Ndeshjet e para gjysmëfinale: 2 maj
Ndeshjet e dyta gjysmëfinale: 9 maj
Finalja: 22 maj
Conference League:
Ndërkaq shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finaleve të Conference League fillon në orën 14:00
Skuadrat:
Viktoria Plzen
Aston Vila
Klub Bruzh
Fenerbahçe
PAOK
Lilë
Fiorentina
Olimpiakos
Ndeshjet e para çerekfinale: 11 prill
Ndeshjet e dyta të çerekfinale: 18 prill
Ndeshjet e para gjysmëfinale: 2 maj
Ndeshjet e dyta gjysmëfinale: 9 maj
Finalja: 29 maj/Sportiim.al/