Pas Sarrit largohen të gjithë, Martushelo drejton Lacion
Pas largimit të Sarrit nga Lacio, klubi ka njoftuar se janë larguar të gjithë pjesëtarët e stafit teknik.
Zyrtarizimi ka ardhur këtë pasdite teksa klubi shkruan:
“S.S. Lazio njofton se i gjithë stafi teknik i Maurizio Sarri ka dhënë dorëheqjen nga pozicionet përkatëse. Dorëheqjet janë pranuar nga klubi. Siç është bërë e ditur më parë, drejtimi teknik i skuadrës i është besuar Giovanni Martusciello. Klubi falënderon stafin për arritjet, për punën e kryer, duke i’u uruar fat më të mirë njerëzor dhe profesional.”