Sarri paraqet dorëheqjen nga Lacio

Trajneri i Lacios, Mauricio Sarri, i ka paraqitur dorëheqjen klubit bardhekaltër sot në orën 15:00.
Lacio po përjeton një sezon katastrofik shumë poshtë pritshmërive të tifozëve. Klubi romak e gjen veten -11 pikë nga zona e Ligës së Kampionëve dhe -8 pikë nga zona e Ligës së Evropës.
Ekipi ku aktivizohet Elseid Hysaj po shkon shumë poshtë, me tri javë që nuk ka fituar në Serie A, duke marrë vetëm 3 pikë në 5 ndeshje më shumë se të menaxhueshme me përjashtim të përballjes me Milanin.
Eliminimi nga Liga e Kampionëve ndaj Bajern Mynih pas fitores së parë të Lazios në shtëpi konsiderohet një tjetër dështim. Vendi i fundit i mbetur është Kupa e Italisë, e cila e sheh Juventusin si kundërshtarin e radhës të lacialëve.
Mësohet se dje pas humbjes me Udinezen 1-2, trajneri toskan ka folur me skuadrën për të kuptuar nëse ata ishin në anën e trajnerit apo jo. Pas këtij diskutimi duket se ai ka vendosur të marrë disa orë për të reflektuar për të ardhmen e tij. Sipas thashethemeve të fundit, në orën 15:00 Sarri mendohet se i ka dorëzuar klubit dorëheqjen. Pritet një njoftim zyrtar nga Klubi.