Napoli pëlqen Italianon, Sarri pranë Fiorentinës, Pioli konsolidon pozitat

Në Serine A prej javësh ka nisur ‘valsi’ i pankinave shkruan Sportmediast. Vinçenzo Italiano tekniku aktual i Fiorentinës do të largohet nga drejtimi i klubit ‘Viola’ në fund të sezonit dhe dyshja Komisio-Barone ka identifikuar menjëherë zëvendësuesin: Mauricio Sarri.

Fiorentina konsiderohet si vendi perfekt i eksperiencës së re në Serinë A, pasi në një qytet gjysmë ore larg shtëpisë së tij, Sarri do mund të drejtonte skuadrën për të cilën ka bërë tifo që në vogli.

Nga ana tjetër, Vinçenzo Italiano ka figuruar prej kohësh në fokusin e presidentit napoletan Aurelio De Laurentis. Atij i pëlqen sistemi i lojës, i famshmi 4-3-3 i Italianos teksa me gjasë do të jetë kandidati numër një në rast se Kalzona nuk bën mrekulli në dy muaj në krye të Napolit.

Ndërkohë e ardhmja e pankinave të Lacios dhe Romës është praktikisht e sigurt. Te Lacio, Lotito sapo ka zgjedhur kroatin Igor Tudor për të mbyllur këtë sezon dhe për të nisur planifikimin e sezonit të ardhshëm, ndërsa Friedkins tashmë e kanë De Rosin në zemër për atë që ka treguar deri më tani në aspektin e lojës dhe rezultateve.

Të panjohurat e mëdha të Juventusit dhe Milanit mbesin gjithmonë, mbi të cilët hija e Konte-s duket prezente, me sugjerimet për Tiago Motan dhe Paladinon që pasojnë. Te Juve, e gjitha varet nga vetë Alegri. Nëse nuk largohet, klubi do t’i ofrojë një zgjatje kontrate e cila për momentin skadon në vitin 2025. Nga ana tjetër, Pioli po luan shumë në fund të sezonit. Një paraqitje e mirë në Europa League dhe një vend i dytë në kampionat mund ta mbajë atë sërish në krahun e kuqezinjve vitin e ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!