Superliga e Kosovës plot befasi, munden Ballkani e Llapi

Njërin nga golat e Gjilanit e shënoi ish mbrojtëi i Laçit Marko Roganoviç.
Superliga e Kosovës prodhoi sot befasinë e madhe të javës së 25-të. Ballkani kryesues me Ilir Dajën në timon, është mundur 2-0 nga Fushë Kosova e vendit të parafundit duke lënë gjithnjë e më të dyzuar çështjen e titullit kampion.
Gjithsesi Llapi i vendit të dytë nuk ka arritur të përfitojë pasi dhe ekipi nga Podujeva u mposht në udhëtim nga Malisheva me rezultatin 2-1.
Ndërkohë Gjilani i Gentian Mezanit ka fituar ndaj Lirisë së Prizrenit me shifra të thellë 3-0. Dy sfidat e nesërme Feronikeli- Drita dhe Prishtina- Dukagjini.
Superliga e Kosovës java e 25:
Fushë Kosova- Ballkani 2-0
Malisheva- Llapi 2-1
Gjilani- Liria 3-0
Nesër ora 13:00
Feronikeli- Drita
Prishtina- Dukagjini/Sportiim.al/