Verstapen pa rivalë, Red Bull dy gara, dy pilotë në krye
Në Jedah, (Arabi Saudite), gara e sotme u vendos nga supermacia e makinës Red Bull e cila fitoi lehtësisht dy vendet e para.
Red Bull me dy pilotët e tij Maks Verstapen dhe Serxhio Perez mbyll një tjetër fundjavë me fitore duke i heshtur të gjithë në pistë me fitoren e dytë radhazi në dy gara të këtij botërori të ri. Të dy fitojnë vendin e parë dhe të dytë, ashtu si një javë më parë në Bahrein.
Edhe Ferrari përsëritet: i treti sërish, këtë herë me Sharls Leklerk i cili nisi nga rreshti i parë dhe vendos xhiron më të shpejtë të garës pikërisht përpara flamurit me kuadrate.
Pozicioni i katërt për një Oskar Piastri që paraprin Fernando Alonso, Xhorxh Rasëll dhe Oliver Bearman i cili përfundon në vendin e shtatë në debutimin e tij GP në Formula 1 me Ferrarin (në vend të Sainz).
Renditja e pilotëve: