Verstapen i pandalshëm, pole rekord në Australi

Gara e tretë e Botërorit 2024 starton të dielën në mengjes (05:00 ora e Shqipërisë). Tre herë kampioni i botës Verstapen ka fituar dy garat e para në Bahrein dhe Arabi Saudite.

Kampioni në fuqi Maks Verstapen merr një tjetër pole position në F1 për GP Australisë. Piloti holandez, i cili mbylli seancën kualifikuese me një rekord 1:15.915, do të startojë nga vendi i parë në në Albert Park të Melburnit përpara Ferrarit të Karlos Sainz dhe Serxhio Perez teksa arrin ‘pole position’ numër 35-së.

Në radhën e dytë që i takoi McLaren të Lando Norris i ndjekur nga Sharls Leklerk. i cili, pas dy seancave të shkëlqyera në FP2 dhe FP3, bëri disa gabime në provat e fundit zyrtareteksa përfitoi nga penalltia me tre vende të dhëna për Serxhio Perez (duke penguar Hulkenberg).

Një super Maks Verstapen. Një performancë rekord në Melburn duke u kualifikuar për holandezin që thyen rekordin e tij të mëparshëm, i cili, nga ana tjetër, ishte mposhtur në provat e lira nga Sharls Leklerk.

Një provë forcash nga tre herë kampioni i botës, i cili, pas një fillimi të dobët, shënoi një kohë të denjë për duartrokitje, përpara Ferrarit të Sainz-it me dy të dhjetat. Dhe nëse Verstapen është super, ajo që Sainz demonstroi në pistë, është heroike.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!