Plas në Formula 1, Presidenti i FIA-s rrezikon një hetim…

Presidenti i FIA-s nën hetim për lobim për të anuluar penalltinë e Fernando Alonso në GP të Arabisë Saudite të sezonit të kaluar

Nuk ka paqe për botën sportive të Formula1. Ndërsa stuhia së fundi përfshiu drejtorin e ekipit të Red Bull, Kris Horner, një çështje e re rrezikon të minojë besueshmërinë e sistemit.

Presidenti i FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, thuhet se është nën hetim për përpjekje për të ndikuar në rezultatin e një Çmimi të Madh sezonin e kaluar.

BBC ka pasur akses në një raport të hartuar nga një menaxher i pajtueshmërisë i Federatës dhe drejtuar komitetit të etikës, i cili flet për një ndërhyrje nga Ben Sulayem për të revokuar një dënim prej 10 sekondash të vendosur ndaj Fernando Alonsos në GP të Arabisë Saudite të 16 marsit 2023.

Raporti citon një burim anonim, sipas të cilit Ben Sulayem telefonoi Sheikh Abdullah bin Hamad bin Isa Al Khalifa, nënkryetar i FIA-s për sportin në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, i cili ishte në Arabinë Saudite për garën në cilësinë zyrtare, duke e informuar se sipas tij dënimi duhet të revokohet. Sipas BBC, do të duhen 4 deri në 6 javë që komisioni i etikës të hartojë një raport mbi rastin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!