Vllaznia shkëlqen në Kupë, shkon në gjysmëfinale

Kupa: Vllaznia- Erzeni 6-1 (Mala 13′, Balaj 45’+1′, 108′ Balaj, Gomesh 98′, 115′, 120’+1′ / Stojanoviç 63′ Aut)

Vllaznia shpartallon Erzenin dhe shkon si gjysmëfinalistja e fundit e Kupës së Shqipërisë, edicioni i 72-të i saj. Ngjau këtë pasdite në stadiumin “Loro Boriçi” me shkodranët të cilët kishin misionin të përmbysnin humbjen 2-1 të ndeshjes së parë luajtur në Rrogozhinë.

Kuqeblutë në momentin magjik në kampionat, vërshuan që në fillim në të kthimit në Kupë teksa që në minutën e 13-të Esat Mala nga një pozicion i vështirë në zonë, shtyu topin për në rrjetë.

Në fundin e pjesës së parë pak më vonë se Atanda të dilte me të kuq, kapiteni Bekim Balaj goditi saktë duke dyfishuar shifrat. Në pjesën e dytë miqtë shkurtojnë diferencën me autogolin e Stojanoviç për të kaluar çështjen e kualifikimit në kohën shtesë.

Aty ku vendasit vrasin çdo shpresë të shijakasëve duke shënuar plot 4 gola. Kështu Vllaznia e teknikut Qatip Osmani kalon në fazën gjysmëfinale të Kupës duke iu bashkuar Egnatias, Kukësit dhe Tiranës. Do të ketë short të lirë…../Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!