Italia në alarm, arbitrat në tri ditë ‘njollosin’ tri ndeshje
Media prestigjioze Sportmediast pas skandaleve arbitrare të ditëve të fundit shtron pyetjen: A kemi ende arbitrat më të mirë në botë?
Një fundjavë si kjo, e cila u zvarrit për shkak të garave të kupave nga e premtja në të hënë, nuk ishte parë kurrë dhe pyetja, në këtë pikë, është e pashmangshme:
A kemi ende gjyqtarët më të mirë në botë? Përgjigja është jashtëzakonisht komplekse, por dyshimi është legjitim, sepse nga Di Belo (Lacio- Milan) te Ajroldi (Inter- Xhenoa), dita e fundit e kampionatit dha vërtetë më të keqen e mundshme arbitrare.
Nga tre të kuqtë (dhe 11 kartonët e verdhë) të Lacio-Milan deri te penalltia e dhënë mbrëmë për Interin (me bashkëpunim me VAR-it), duke kaluar në drejtimin e Markettit në Torino-Fiorentina që bëri që miqtë dhe trajneri i tyre Ivan Juriç të humbin kontrolin.