Asllani gol me Interin më pas gabon dhe hap ndeshjen…

Mesfushori kuqezi Kristjan Asllani në ndeshjen e dytë si titullar me Interin realizoi një gol të bukur me zikaltërit ndaj Xhenoas kur luhej minuta e 30-të.
Më pas goli i dytë me penallti (e ‘dhuruar’ nga arbirti) me autor Sançes në të 38-ën.
Ndërkohë në pjesën e dytë teksa Inter po shtynte përpara, një gafë e elbasanasit në mesfushë, u shfrytëzua si duhet nga miqtë të cilët realizuan në të 54′ me Vaskez.
Asllani luajti deri në fund me skuadrën e Inzagit e cila pas kësaj fitorjeje 2-1, zgjat duart bindshëm te titulli.