UEFA shpjegon ndryshimet në Champions League nga sezoni i ardhshëm

Liga e Kampionëve nga sezoni 2024/2025do të pësojë ndryshime, ka njoftuar UEFA në faqen e saj zyrtare, duke shpjeguar më në detaje se si do të konfigurohet.

Formati i garës me 32 klube të ndara në tetë grupe me katër skuadra, do të luhet me një ligë të vetme me 36 klube, katër më shumë se më parë.

Në fazën e ligës, klubet do të luajnë tetë ndeshje, jo kundër të njëjtëve rivalë në shtëpi dhe jashtë, por skuadrat do të ndahen në katër grupe të forta dhe secila do të luajë me dy skuadra nga secili grup i fortë, një ndeshje në stadiumin e tyre dhe një në udhëtim.

Sipas UEFA-s, kjo do t’u japë skuadrave mundësinë për të provuar veten përballë konkurrencës më të gjerë dhe emrat e mëdhenj do të luajnë më shumë kundër njëri-tjetrit.

UEFA shpjegoi gjithashtu se si katër ekipe të tjera do të hyjnë në Ligën e Kampionëve.

Një ekip do të jetë skuadra e tretë e renditur nga liga e pestë më e fortë evropiane sipas koeficientit të UEFA-s, që aktualisht është Liga 1 franceze.

Skuadra e dytë do të jetë kampione e vendit me koeficientin më të mirë, që ndryshe do të luante në kualifikuese. Deri më tani, katër skuadra kanë hyrë në Ligën e Kampionëve përmes katër xhirove paraprake, ndërsa nga sezoni i ardhshëm do të hyjnë pesë.

Ekipi i tretë dhe i katërt shtesë hyjnë në bazë të paraqitjeve të mira sezonin e kaluar. Me pak fjalë, UEFA do të vendosë automatikisht dy skuadra në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve sipas koeficientit dhe performancës nga sezoni i kaluar.

Si do të arrijnë skuadrat në fazën eliminatore të Champions League dhe a do të ndryshojë formati për fazën eliminatore?
Rezultatet e çdo ndeshje do të vendosin renditjen e përgjithshme në ligën e re, me tre pikë për fitore dhe një për barazim.

Tetë skuadrat më të mira në ligë do të kualifikohen automatikisht në raundin e 16-të, ndërsa skuadrat që përfundojnë në vendin e 9-të deri në vendin e 24-të do të garojnë në një fazë play-off me dy ndeshje për të siguruar rrugën e tyre për në 16-shen e fundit të kompeticionit. Skuadrat që do të përfundojnë në vendin e 25-të ose më poshtë do të eliminohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!