Champions, sot biletat e para çerekfinale
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2022/08/logo-champions-66.jpg)
Liga e Kampionëve rikthehet sot me dy sfidat e kthimit në garën për 1/8 e kompeticionit madhor të UEFA-s për klube.
Me fillim orën 21:00 në ‘Reala Arena’, vendasit e Real Sociedad do të takohen me PSG ndërsa po në 21:00. në ‘Allianz Arena’ Bajern diskuton kualifikimin me Lacion.
Në San Sebastian do të arbitërojë anglezi Majkell Oliver ndërsa te Bajern- Lacio gjykon slloveni Slavko Vinçiç.
Sot ora 21:00, në kllapa ndeshjet e para:
Sociedad- PSG (0-2)
Bajern- Lacio (0-1)/Sportiim.al/