Porto thyen Arsenalin në shtesë, Napoli- Barça, shënojnë yjet

Porto- Arsenal 1-0 dhe Napoli- Barcelona 1-1, ishin dy ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve për 1/8-at.

Në ‘Dragao’ të Portos suksesi i vendasëve erdhi nga një supergol i Galanos shënuar në shtesë ndërsa në stadiumin ‘Maradona’, Napoli me Osimen në të 75′-ën barazoi golin e Levandovskit (më i miri në fushë) i cili për Barçën kishte shënuar në minutën e 60′.

Ndërkohë në Premier League u luajt Liverpul- Luton. Pas fitores së miqëve në 45′ minutat e para, në të dytën skuadra e Klop realizoi 4 herë për 4-1 final.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!