Kreu mbetet i Bylis, Burreli i Himës mund Flamurtarin
Sfida e fundit luajtur në orën 18:00 ndërmjet AF Elbasanit dhe Luzi 2008 përfundoi 2-1
Nis me një befasi të madhe turi i fazës së tretë i Kategorisë së Parë. Jashtë parashikimit, Flamurtari i Vlorës thyhet 0-1 nga Burreli në Vlorë në një duel i cili u vendos nga një gol i futbollistit të dinastisë Farruku (në letra Ferruku) në të 49′.
Fitore të vyer arriti edhe Vora e cila shihet si vetmja skuadër e momentit që mund të tentojë të kapë zonën e dy vendeve të para. Mundi 3-0 Besën e Kavajës me tre gola të fraksionit të dytë.
Spektakolare edhe sfida në Peshkopi ndërsa dibranët thyen në fund Lushnjën 2-1. Bylis vijon arratinë pasi sot kaloi 2-1 Tomorin e vendit të fundit. Zgjohet Apolonia. Skuadra fierake mposhti Kastriotin 2-0.
Java e 23-të, shifrat:
Apolonia- Kastrioti 2-0
Bylis- Tomori 2-1
Vora- Besa 3-0
Flamurtari- Burreli 0-1
Korabi- Lushnja 2-1
AF Elbasani- Luzi 2008 2-1