Nis faza e tretë, Kategoria e Parë e gjitha në…fushë

Pas përfundimit të dy fazave të para, sot Kategoria e Parë nis me ndeshjet e para të fazës së tretë përpara se 12 ekipet e inferiores të mësojnë verdiket e fundsezonit.

Sipas formulës së përcaktuar nga Departamenti i Garave, ndeshjet e sotme do të jenë miksim i skuadrave të gjysmës lart, si pritëse, me ato që vijnë nga kahu tjetër i renditjes.

Në këtë ballfaqim të parë, të raundit të fundit sezonal, spikasin duelet e Fierit dhe Peshkopisë aty ku dhe skuadrat respektive konsiderohen më të ekulibruara.

Për Bylis dhe Akademinë e Futbollit Elbasani, shorti sot i’u jep mundësinë e mirë për të ruajtur trendin e fitoreve (në letër) e për të qëndruar si binomi absolut i kreut në rrugëtimin drejt ngjitjes në Superiore.

Ndërkaq ndryshe nga sa ishte përcaktuar fillimisht, dueli në ‘Elbasan Arena’ mes AF Elbasanit dhe Luzit 2008, do të startojë jo në 17:00 por në orën 18:00. /Sportiim.al/

Kategoria e Parë, Java e 23-të

13.30

Apolonia- Kastrioti

Bylis- Tomori

Vora- Besa

Flamurtari- Burreli

Korabi- Lushnja

AF Elbasani- Luzi 2008 18:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!