Derbi i Mançesterit, shqiptarë të shumtë sot në fushë, Europa luan sfidat…

Premier League, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1 sot me të tjera duele të nivelit të lartë dhe shumë të lartë. Spikat takimi i Mançesterit teksa në fushë derbi Mançester Siti- Mançester Junajtid (16:30). Bërnli- Buornëmuth ndeshja tjetër e javës së 27-të në Premier League (14:00).

Bundesligë (java e 24) dy janë duelet e sotme. Bajer Leverkuseni kryesues do të vizitojë Këlnin fqinj (15:30) ndërsa Hofenheim do takohet me Verder Bremen (17:30).

La Liga nis me Vijareal- Granada (14:00) për të ecur me Atletiko Madrid- Betis (16:15), Majorka- Xhirona (18:30) dhe superdueli Atletik Bilbao- Barcelona (21:00).

Ndërkohë Serie A luan 5 takime të javës së 27-të. Verona Sasulolo (12:30), Empoli- Kaljari (15:00),Frozinone- Leçe (15:00), Atalanta- Bolonja (18:00) dhe Napoli- Juventus (20:45) duelet me rivalitet të shtuar e prezencë të madhe të futbollistëve shqiptarë.

Edhe në Francë kalendari ofron javën e 24-ët. Në program 6 takime me supertakimin Lion- Lens (21:00) i cili mbyll sfidat e sotme./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!