Siti përmbys Junajtid, Bolonja gjithashtu Atalantën, Napoli ‘këput’ Juven

Premier League, La Liga, Serie A, Bundesliga sot me të tjera duele të nivelit të lartë dhe shumë të lartë.

Spikati takimi i Mançesterit teksa në fushë derbi Mançester Siti- Mançester Junajtid u mbyll 3-1 për Qytetarët e Pep Guardiolës. Bërnli- Buornëmuth, ndeshja tjetër e javës së 27-të në Premier League u ndal te shifrat 0-2.

Bundesligë (java e 24) u zhvilluan dy duele. Bajer Leverkuseni kryesues mposhti 0-2 Këlnin në udhëtim duke u afruar me titullin kampion. Pak më vonë Hofenheim kaloi 2-1 Verder Bremen.

La Liga nisi me Vijareal- Granada 5-1 për të ecur me Atletiko Madrid- Betis 2-1, Majorka- Xhirona e luajtur pak më parë solli fitoren e beftë të skuadrës së Muriqit 1-0. Ndërkaq superdueli Atletik Bilbao- Barcelona përfundoi 0-0.

Ndërkohë Serie A në program 5 takime të javës së 27-të. Verona Sasulolo 1-0, Empoli- Kaljari 0-0,Frozinone- Leçe 1-1, Atalanta- Bolonja 1-2 dhe Napoli- Juventus 2-1./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!