Çinari dy gola dhe një asist për Ditën, Totre humb penallti

Tre ish fubollitë të Superiores shqiptare bëjnë gjithëçka në sfidën e sotme me fanellën e Shkëndijës së Tetovës. Kreu mbetet i Shkupit, ndjekin me një pikë më pak Shkëndija dhe Struga. Mirë dhe Gostivari.

Java e 21-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut ka rezultuar e mirë për Shkëndijën, Voska Sportin dhe Gostivarin teksa morën fitore në ndeshjen e luajtura sot. Shkupi bën hap fals në shtëpi ndërsa dhe Struga Trim&Lum e Duros nuk shkoi më shumë se barazimi me Sileks.

Ndërkohë Shkëndija e Tetovës dhuroi spektakël në Tetovë, duke mundur rivalin e vjetër Vardarin e Shkupit me rezultatin 3-0. Të besurit e Jeton Beqirit fillimisht humbën penallti, me Enur Totren por më pas Eraldo Çinari dhe më pas Bruno Dita shënojë 3 gola radhazi.

Java e 21:

Shkupi-Tikves 0-0

Gostivari-Brera 2-0

Shkëndija-Vardar 3-0

Sileks- Struga 0-0

Rabotniçki-Bregalnica 2-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!