Muçi gjën golin e parë me Beshkitash, Manaj, vjen i 14-ti
Ernest Muçi i bën sefte me Beshkitash. Në minutën e 54′ të sfidës Istambulspor-Beshiktash sulmuesi shqiptar gjeti golin e dytë të skuadrës së tij.
Përballë skuadrës ku aktivizohet Loshaj ekipi i Fernando Santos e mbylli sfidën me tri pikë duke u bashkuar me Trabzanspor në kuotën e 46 pikëve.
Sakaq më herët Rei manaj shënoi golin e 14 personal me Sivaspor në fitoren 4-1 ndaj Pendiksporit ku aktivizohet Endri Çekiçi. Në total lushnjari ka shënuar 18 gola (4 në Kupë).