Teuta futet në ‘valle’, Erzeni sërish në zonën e kuqe

Abissnet Superiore, Java 26:
Teuta – Erzeni 3-0 (Lloci 27′, Beqja 38′, Daci 53′)

Në Shkodër një klasike, ndërsa në Durrës një derbi me vlerë mbijetese me Teutës dhe Erzenit. Vendasit bënë diferencën në takimin e sotëm duke triumfuar 3-0.

Avantazhin e parë e sjell Lloci në minutën e 27′-të teksa për dyfishimin mendon Beqja para se të mbyllet pjesa e parë edhe pse festa duhet të fillojë pas çekimit nga VAR.

Në nisje të së dytës vulën e vë Daci duke zhdukur krejtësisht shpresat e Erzenit për të dalë me pikë nga ky takim i rëndësishëm për objektivat e qëndrimit në elitë.

Sa i përket klasifikimit, Teuta i bën presion Laçit duke iu afruar me 2 pikë dhe i lëshon “fronin” e kuq Erzenit që renditet i nënti me 26 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!