Partizani ka…Carën, Kukësi përkeqëson qëndrimin
Abissnet Superiore, Java 26:
Partizani – Kukësi 3-0 (Cara 55′ pen, 62′, Mehmeti 73′)
Java e 26-të Abissnet Superiore dhe Kukësi mund të quhet sd ka kapitulluar i gjithi. Goditja e radhës i erdhi nga Partizani që fiton bindshëm ndaj verilindorëve më momentin e tyre më të vështirë.
U duk i mëshirshëm Partizani gjatë pjesës së parë, por u shfaq ndryshe në të dytën. Serinë e golave e hapi Cara me penallti, ndjekur nga një gol i tij vetëm pak minuta më vonë dhe mbylli Mehmeti me të tretin e sfidës.
Dorëzohet kështu skuadra verilindore që nuk shmang dot rënien e lirë dhe numëron vetëm 19 pikë në 26 javë në vendin e fundit të klasifikimit. Partizani sakaq, ringjitet në vendin e dytë në pritje të rezultatit të klasikes./Sara Gjidiaj/