Miqësore me Anglinë dhe Spanjën, Brazili shpall listën
Vijnë emrat e parë të Dorival. Trajneri i ri i Brazilit, i cili mbërriti te Seleçao pas periudhës së ndërmjetme të Fernando Diniz, ka publikuar sot listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në dy ndeshjet miqësore që do të luhen përkatësisht në datat 23 dhe 26 mars kundër Anglisë dhe Spanjës.
Lista e Brazilit:
Portierë: Bento, Ederson, Rafael.
Mbrojtës: Danilo, Yan Couto, Ayrton Lucas, Wendell, Beraldo, Gabriel Magalhaes, Marquinhos, Murillo.
Mesfushorë: André, Andreas Pereira, Bruno Guimaraes, Douglas Luiz, Joao Gomes, Paquetà, Pablo Maia.
Sulmues: Endrick, Martinelli, Raphinha, Richarlison, Rodrygo, Savinho, Vinicius.